Themelimi i Institutit për Studimet Orientale më 2016 ishte kurorzim i një tradite gati gjysmëshekullore të studimeve orientale dhe Orientalistikës në Kosovë. Më 1973 qe themelluar Dega e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik, pra vetëm tre vjet pas themelimit të Universitetit të Prishtinës, e cila ishte njëra ndër degët e para të Fakultetit dhe Universitetit. Me kohë, kjo degë dëshmoi veten me një plejadë orientalistësh, të cilët me veprat e tyre autoriale e të përkthyera i vunë bazat e studimeve orientale në Kosovë, disa pre të cilëve ishin: Hasan Kaleshi (1923-1976), Sureja Jusuf (1923-1977), Sabahat Mahmut (1931-2008), Mudzahit Asimov (1940-2009), Mehdi Polisi (1953-2014), Feti Mehdiu, Ismail Ahmedi, Shemsi Ajvazi, Esad Durakoviqi, Haris Silajxhiq, Nimetulla Hafiz, e të tjerë.

Ndonëse Dega e Orientalistikës në Prishtinë ishte e treta në ish – Jugosollavi, pas asaj të Beogradit e themeluar më 1926, dhe asaj të Sarajevës më 1950, kjo degë sikurse ajo e Sarajeves, kishte pasur fatin të zhvillohet në një vend të begatshëm me trashëgimi orientale, rezultat i sundimit pesëshekullor osman. Duke marrë parasysh se një pjesë e kësaj trashëgimie në arabisht, turqisht e persisht është krijuar nga vendasit, Orientalistika në Kosovë kontriboi si displinë shkencore në ndriçimin e historisë e trashëgimisë kulturore të vendit, pra gjithnjë duke qenë si disiplinë nacionale.

Si rezultat i veprimtarisë shkencore-kulturore i Orientalistkës në Kosovë, bazuar në frymën profesionale të saj, tani vjen themelimi i Institutit për Studimet Oientale në Prishtinë. Me qëllim të çuarjes më tej të punës shkencore në këtë sferë të pasur, si dhe me ambicie për të promovuar në rrethe më të gjera ballkanike, evropiane e ndërkombëtare aktivitetin shkencor të orientalitstëve, qoftë me anë revistës së saj ndërkombëtare “Studime Orientale” qoftë me botimin e veprave origjinale e të përkthyera në dy drejtimet Instituti do të ndjekë këta qëllime:

  • Studime e hulumtime shkencore dhe kulturore në fushën e studimeve orientale,
  • Përkthimi dhe botimi i librave në fusha shkencore – kulturore dhe botimin e revistave shkencore gjithnjë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës,
  • Mbajtja e kurseve për gjuhët orientale (arabisht, persisht dhe turqisht),
  • Organizimi i konferencave dhe seminareve shkencore,
  • Prezantimi i kulturës shqiptare në botën e Orientit.

Ndërsa për t’i përmbushur qëllimet e tij, Instituti do të ndërmarrë këta aktivitete të poshtëshënuara:

  • Studime e hulumtime shkencore dhe kulturore në fushën e studimeve orientale,
  • Përkthimi dhe botimi i librave në fusha shkencore – kulturore dhe botimin e revistave shkencore gjithnjë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës,
  • Mbajtja e kurseve për gjuhët orientale (arabisht, persisht dhe turqisht),
  • Organizimi i konferencave dhe seminareve shkencore,
  • Prezantimi i kulturës shqiptare në botën e Orientit.